Koha e duhur është TANI
- ndihmeperburra

- Mar 24
- 2 min read

Jam 78 vjeç. Kam bërë miliona. Kam humbur miliona. I kam ribërë. Dhe ca më shumë
Kam qenë pa lekë. Kam qenë i pasur. Kam qenë gjithçka midis tyre
Ja ç’do i thosha vetes sime 25-vjeçar tani:
1. Shkolla të gënjen për paratë
Jo qëllimisht. Por plotësisht
Të mëson si të punosh për një rrogë
Askush nuk të mëson si t'i bësh lekët të punojnë për ty
Ky është ndryshimi midis plakjes i pasur dhe vdekjes me borxhe
2. Armiku yt nuk është shefi. Është rroga
Rroga ndihet stabël. Ky është kurthi
Çdo muaj e merr, relaksohesh, shpenzon. Përsëri
Do i besosh pages së mirë dhe do vdesësh i varfër? Apo do ndërtosh asete që paguajnë pavarësisht nëse ti punon apo jo
3. Borxhi nuk është armiku yt. BORXHI I KEQ po
Shumica dëgjojnë "borxh" dhe mendojnë rrezik
Unë dëgjoj "borxh" dhe mendoj mjet
Kredi studentore = borxh i keq
Kredi për prona a biznes - përdorur siç duhet - është borxh që të paguan
4. Të 20-at nuk janë për tu menduar, as luajtur të sigurt
Është e vetmja kohë në jetën tënde kur dështimi të kushton lirë
Nuk ke kredi, as hipotekë, nuk ke grua as fëmijë
DËSHTO TANI. Dështo shpejt. Dështo lirë
Çdo herë që dështon, bëhesh më i ditur
5. Rreziku më i madh është të mos ndërmarrësh asnjë rrezik
Të kursyerit nuk është investim. Inflacioni t’i gërryen
Investim do të thotë të studiosh, të mësosh, të marrësh rreziqe të llogaritura
6. Do bëhesh ai me të cilin rri
Nëse ata përreth i ke të varfër, dembela - dhe ti do bëhesh
Rri me ata që po bëjnë atë që ti do të bësh
Rrjeti juaj është pasuria jote
7. Vepro sot. Jo nesër. Jo të hënën. Tani
Nuk ka "kohë të duhur"
Ajo është TANI



Comments