Koha e kaluar në media sociale dhe videolojra nuk duhet fajësuar për problemet e shëndetit mendor tek adoleshentët, sipas studimit të Universitetit të Mançesterit
- ndihmeperburra

- 2 days ago
- 1 min read

Studimi i botuar në Journal of Public Health ka gjetur shumë pak prova se ato po shkaktojnë probleme të shëndetit mendor, duke sfiduar një nga shqetësimet më të përhapura te prindërit dhe mësuesit
Studimi bazohet në përvojat gjatë tre viteve shkollore të më shumë se 25,000 nxënësve 11-14 vjeç në gjithë Mançesterin e madh, nga studimet më të mëdha dhe më të detajuara të këtij lloji
Studiuesit nuk gjetën prova se përdorimi i shumtë i mediave sociale ose videolojërat të kenë shkaktuar rritje të ankthit ose depresionit gjatë vitit pasardhës –djem apo vajza
Pamja e përgjithshme mbeti e njëjtë – teknologjia nuk dukej se shkakton vështirësi të shëndetit mendor
“Në vend që të fajësojmë teknologjinë, duhet t'i kushtojmë vëmendje asaj që bëjnë të rinjtë online, me kë lidhen dhe sa të mbështetur ndihen në jetën e tyre të përditshme” – tha Profesor Neil Humphrey, bashkautor i studimit



Comments