Koha ideale për të pirë kafe, sipas shkencës.Kur duhet pirë kafe për të maksimizuar përfitimet dhe p
- ndihmeperburra
- Aug 15, 2021
- 1 min read

Koha ideale për të pirë kafe, sipas shkencës
Kur duhet pirë kafe për të maksimizuar përfitimet dhe për të kufizuar dëmet.
Kafja është pija më e shëndetshme sipas disa shkencëtarëve. Por pirja e kafesë në kohën ‘e gabuar’ është e dëmshme për shëndetin.
Ne kemi një orë të brendshme e quajtur ritmi cirkadian. Ky ritëm dikton të gjithë mekanizmat në trupin tonë - nga sekretimi i hormoneve dhe ndezja e fikja e metabolizmit, deri kur trupat tanë përgatiten për seks. Ritmi cirkadian i bën të gjitha.
Në periudha të caktuara gjatë këtij ritmi, duhet të shmangim kafen, e në raste të tjera maksimizojmë përfitimet e kafesë.
Ritmi cirkadian kontrollon një pjesë të trurit të quajtur bërthama suprachiasmatic (SCN) që është përgjegjëse për prodhimin e kortizolit - hormonit tonë të stresit. Ky hormon është normal dhe i dobishëm. Ama kur e bashkojmë me kafen, rritet në mënyrë dramatike përgjigja jonë ndaj stresit, dhe afatgjatë, kjo rrit tolerancën tonë ndaj kafeinës, që do të thotë se do të kemi nevojë për doze më të fortë.
Pirja e kafesë pasdite vonë ndikon në cilësinë e gjumit, që nuk do jetë i shëndetshëm.
Ne kemi një rritje natyrale të kortizolit një orë pasi zgjohemi në mëngjes dhe një rritje tjetër rreth mesditës. Ndaj e mira është të shmangim kafen në këto dy momente.
Për personat mesatarë, konsumimi optimal i kafes është në oraret 8–11 e mëngjesit dhe 1–4 pasdite.
Comments