Konflikti nuk prish marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes po ama Negativiteti është rezultat i
- ndihmeperburra
- May 3, 2021
- 1 min read

Konflikti nuk prish marrëdhënien në çift, por mungesa e lidhjes po ama
Negativiteti është rezultat i përgjigjes mohuese.
Ekziston një keqkuptim sikur konflikti është rrënja e shkatërrimit të një marrëdhënieje. Duke parë një çift që zihet, mund të duket ashtu.
Çifti dalngadalë mbruhet në një model mbrojtje, sulmesh personale dhe përbuzje. Por si arrin marrëdhënia në çift nga “përgjithmonë bashkë” në këtë derexhe?
Një studim që ndoqi 168 çifte për 13 vjet zbuloi se arsyeja numër një pse çiftet ndahen nuk ishte sa shpesh grindeshin çiftet, por sa pak dashuri dhe reagim emocional ata i ofronin njëri-tjetrit.
Një tjetër studim konfirmoi se prishja e marrëdhënies ishte parashikuar nga njëri partner që nuk ishte mbështetës në përgjigjen apo reagimin e vet - duke minimizuar problematikën, duke mos dashur të shprehë ndjenjat, duke ofruar këshilla të padobishme dhe duke këmbëngulur që partneri ti përdorë ato këshilla.
Përkundrazi, mbështetja cilësore emocionale, risigurimi dhe rishprehja e ndjenjave dhe tentimi për të zgjidhur problemin së bashku janë parashikues të shëndetit të marrëdhënies.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments