top of page

Krijonte lidhje intime me dijeninë e bashkëshortit, zhvaste të dashurit dhe i çonte në burg për dhu

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 1, 2021
  • 1 min read


ree

Krijonte lidhje intime me dijeninë e bashkëshortit, zhvaste të dashurit dhe i çonte në burg për dhunë

Ai u njoh me të dhe krijuan një marrëdhënie intime. Ai punonte në Mal të Zi dhe cdo qindarkë që kursente ja conte asaj. Po mendonte të blinin një shtëpi dhe të jetonin së bashku. Por, nuk do të zgjaste shumë lumturia mes tyre, ndërsa ëndërra për të krijuar familje me vajzën që dashuronte u shua shpejt. Mesnatën e 8 qershorit 2021, ai përfundoi në pranga, pas denoncimit të bërë nga ajo, e cila pretendonte se ai e kishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Por qëndrimi i 28-vjecarit në qeli nuk zgjati shumë, pasi gjykata zbuloi një tjerër histori, ndryshe nga ajo që kishte rrëfyer ajo.

U zbulua se ajo ishte një grua e martuar dhe me fëmijë. Ajo ishte afruar qëllimisht me të dhe gjasat janë që ta mashtronte dhe t’i merrte paratë. Për këtë lidhje intime kishte dijeni edhe bashkëshorti i saj. “Nuk e kam dhunuar asnjëherë. Kam krijuar krejt natyrshëm një lidhje intime me të dhe jam sjellë shumë normalisht. Nuk i kam shkaktuar kurrë shqetësime dhe as kam përdorur dhunë ndaj saj, në anjë rrethanë”, iu tha ai hetuesve.

Një person tjetër ka sqaruar para hetuesve se edhe ai ka qenë viktimë e mashtrimeve të saj. Në dokumentin e gjykatës thuhet se “kallëzuesja ka patur njëkohësisht lidhje jashtëmartesore me E. dhe K., te cilët janë viktima të mashtrimeve të saj. Gjykata vendosi ta lirojë nga burgu të riun.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page