top of page

Kryeministrja skoceze, ajo e Zelandës së Re dhe ajo e Islandës promovojnë axhendën e mirëqenies...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 9, 2020
  • 1 min read

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeion dhe Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern janë bashkuar me Kryeministren e Islandës Katrin Jakobsdottir për të promovuar një axhendë të përqendruar në "

". Ato kërkojnë që qeveritë t’i japin përparësi mirëqënies, qëndrueshmërisë dhe familjes përmbi obsesionin për rritjen ekonomike - siç janë duke bërë kombet më të zhvilluara.

Siç thotë fjala e urtë indiane, "Kur pema e fundit të jetë prerë, peshku i fundit të jetë kapur, lumi i fundit të jetë ndotur, vetëm atëherë do ta kuptojmë se askush nuk mund të hajë paratë".

Jakobsdottir bëri thirrje për "një të ardhme alternative bazuar në mirëqenie dhe rritje gjithëpërfshirëse". Ndërsa Sturgeon bëri një lutje për ekonomitë moderne që të konsiderojnë së pari shëndetin mendor, kujdesin e fëmijëve, lejen prindërore dhe energjinë e gjelbër.

Kjo është një iniciativë e mahnitshme e paraqitur nga udhëheqësit e këtyre kombeve për të bërë gjithçka që duhet për të mbështetur qytetarët që janë duke luftuar me probleme të shëndetit mendor. Ato janë në gjendje të shohin se gjëja më e rëndësishme nuk është rritja ekonomike, sepse çfarë ndryshimi bën kjo nëse kaq shumë njerëz janë të pakënaqur?

Ndoshta, nëse njerëzit do jenë më të lumtur dhe do ndjehen më të mbështetur, ata do të jenë në gjendje të kontribuojnë më shumë në shoqërinë e tyre, e cila nga ana tjetër mund të rrisë ekonominë dhe PBB-në.

Le të shohim nëse liderët e kombeve të tjera do ta ndjekin iniciativën e tyre dhe do t'i japin përparësi asaj që është me të vërtetë e rëndësishme.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page