Kur e humbim tjetrin - Marrëdhënia funksionon si një peshore. Dhe peshoret janë lloj-lloje
- ndihmeperburra
- Jan 9, 2023
- 1 min read

Kur e humbim tjetrin
Marrëdhënia funksionon si një peshore. Dhe peshoret janë lloj-lloje
Asnjëherë partnerët në çift nuk do ta vlerësojnë identikisht marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin. Prandaj pa komunikim të sinqertë, ndonjëherë të pakëndshëm (ja që duhet), asnjëri partner nuk do ta dijë fiks se ku qëndron në mendjen dhe zemrën e tjetrit.
Kush s’e do dashurinë e pakushtëzuar. Gjen edhe çifte shembullore në këtë botë. Por ja që jemi njerëz; edhe më të mirët kanë dobësi dhe pika thyerjeje.
Boll ti shkaktosh disa përvoja të mjaftueshme negative tjetrit dhe ai/ajo nuk do dëshirojë të jetë më pranë teje. Mjaftojnë disa përvoja emocionalisht të dhimbshme për tjetrin dhe ai/ajo nuk do dojë as të ta shohë fytyrën.
Lëndo dikë mjaftueshëm dhe ai/ajo nuk do të jetë më i njëjti person
Comentarios