top of page

Kur futemi në konflikt në çift ama e bëjmë atë në mënyrën e duhur në fakt mësojmë si ta duam njeri-t

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 1, 2021
  • 1 min read

Kur futemi në konflikt në çift, ama e bëjmë atë në mënyrën e duhur, në fakt mësojmë se si ta duam njëri-tjetrin më shumë e më mirë.

Brenda problemeve më të vështira të marrëdhënies në çift qëndrojnë mundësitë më të mëdha për intimitet dhe lidhje.

E gjithë kjo fillon me zgjedhjen se si do t'i përgjigjeni partnerit tuaj kur të plasë një konflikt.

Pra, të jemi të butë me njëri-tjetrin dhe të riparojmë shpesh.

Tregoni lëndimin tuaj në vend që të lëndoni partnerin.

Nëse sulmojmë njeriun që na ka lënduar, po i japim atij arsyen e përsosur për të mos na dëgjuar. Në vend që të sulemi, mund të zbulojmë lëndimin tonë.

Një rrëfim i butë i cenueshmërisë është i pamundur të injorohet.

Mënyra se si do t’i përgjigjemi, ka në dorë (ose jo) përshkallëzimin e konfliktit. Shfaqja e lëndimit e bën më të lehtë për partnerin tuaj të tregojë ngrohtësi, komfort dhe mbështetje emocionale.

Çiftet që injorojnë të shprehurit e lëndimit, do të përballen me konflikt pa fund.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page