top of page

Kur i duam njerëzit, duhet të nderojmë përvojat e tyre, realitetin e tyre, që të mund të lidhemi me

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 20, 2023
  • 1 min read

Erdh puna e tillë që mora një lajm të zi nga një telefonatë dhe papritmas u përballa me detyrën për t'i treguar gruas sime lajmin e kobshëm që i kish ndërruar jetë i ati.

Javët në vijim u përpoqa të isha burri i mirë për gruan time, por ajo nuk ish më ajo që kish qënë. Ajo ishte dikush tjetër.

Shpresova që do e merrte veten. Nuk ndodhi kurrë. E humba gruan kur i vdiq babai.

Për njëfarë kohe e interpretova atë ngjarje si gruaja ime e keqtrajtoi situatën emocionalisht, duke vënë ndjenjat e saj përpara gjërave më të rëndësishme si lidhja jonë. Ndoshta shumë njerëz pajtohen me këtë qëndrim.

Nuk ka gjithmonë rëndësi se çfarë është e vërtetë. Njerëzit veprojnë dhe kanë për të vepruar sipas besimeve të tyre, pavarësisht nëse pajtohemi me ato besime, të ditura apo të paditura.

Nëse e vlerësoni marrëdhënien tuaj me dikë, mirë është të pajtoheni me këtë të vërtetë. Kur i duam njerëzit, duhet të nderojmë përvojat e tyre, realitetin e tyre, që të mund të lidhemi me ta në një nivel emocionalisht të shëndetshëm.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page