Kur je në pikë të hallit, thjesht nuk sheh rrugëdalje e ASGJË NUK TË PËRGATIT PËR KËTË
- ndihmeperburra
- Oct 27, 2022
- 1 min read

Kur je në pikë të hallit, thjesht nuk sheh rrugëdalje.
Jeta ime ishte torturë për mua për 4 vjet rresht duke u përpjekur të shihja fëmijën tim, pasi martesa ime u prish. Përfundova në gjykatë duke bërë gjyq për të takuar fëmijën tim, e ASGJË NUK TË PËRGATIT PËR KËTË.
E di që nënat si unë e kuptojnë kur them që është FERR dhe para se dikush të thotë diçka, e di po aq mirë që edhe për baballarët është FERR gjykata.
Për këdo që po rend në gjykatë, i them vazhdo, lufto, mos u dorëzo deri në fund. Po, ka shumë ditë të këqija, por ti mos u dorëzo. U deshën 4 vjet për ta parë fëmijën tim, edhe pse me punonjës social te koka.
Kësaj s’kam ç’ti bëj, unë nuk mund ta ndryshoj realitetin ku rrojmë. Nuk mund t'i kthej mbrapsht ditëlindjet e humbura dhe të gjitha gjërat që doja të bëja me fëmijën tim ndërsa rritej.
Unë nuk e kisha kuptuar ndonjëherë tjetërsimin prindëror derisa më ndodhi mua, është si të kesh vdekur dhe të presësh të rikthehesh në jetë, por i vetmi që mund të të kthejë jetën është fëmija yt.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments