Kur martesa jote dështon, ke këto 3 zgjedhje, ndaj zgjidh me kujdes. Shumica e martesave kanë të nj
- ndihmeperburra
- Feb 22, 2021
- 1 min read
Kur martesa jote dështon, ke këto 3 zgjedhje, ndaj zgjidh me kujdes.
Shumica e martesave kanë të njëjtin fillim dhe të njëjtin fund. Shumica e martesave fillojnë me dy njerëz të dashuruar, pa i shantazhuar askush, as duke u vendosur tytën në kokë. Të dy premtojnë solemnisht ta duan njëri-tjetrin përgjithmonë. E bëjnë këtë me qëllimet më të mira, plot shpresë dhe optimizëm dhe janë njerëz të zgjuar, të mirë, të vetëdijshëm për atë që përfshin martesa. "Së bashku derisa vdekja të na ndajë". Shumica e martesave përfundojnë pa vdekur kërkush, me dy persona që urrejnë njëri-tjetrin për mosrespektimin e premtimeve dhe të hutuar se si mbërritën këtu. Martesat nuk shuhen nga ndonjë ngjarje dramatike. Ndarja vjen nga një milion dredha të vockla. Dhe pastaj, me njërin partner ose të dy në gjumë në timonin e raportit, dikujt i shket këmba e krijon një lidhje, diçka e rendë ndodh dhe për shkak se martesa s’është më burim sigurie dhe rehatie, gjithçka prishet. Prandaj keni 3 zgjedhje: Ndarja; Rrini të martuar, helmoni njëri-tjetrin, urreni jetët tuaja dhe e dridhni; Do personin të cilit i ke premtuar dashuri dhe punoni së bashku për ta bërë atë të bukur! Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments