top of page

Kur njerëzit që mendoje se do ishin gjithmonë aty… s’janë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 15, 2025
  • 1 min read

Divorci, humbja e punës, falimentimi, një ndryshim i madh në jetë, nuk është vetëm ajo që të ndodh ty, por dhe ajo që u ndodh marrëdhënieve të tua

Njerëzit fillojnë të të largohen. Ata që "të mbështesin plotësisht" që betoheshin për ty, humbin, shmangen, nuk të telefonojnë

E ti mbetesh duke bërë të njëjtën pyetje të dhimbshme: "A ishim vërtet aq të afërt sa mendoja unë?"

Kur kalon nëpër një divorc, humb punën, postin a biznesin, heshtja nga disa njerëz mund të jetë shurdhuese

Miqësia dhe shoqëria mbaroi

Jo se janë njerëz të këqij, por se ndryshimi yt prish rehatinë e tyre. Dhe shpesh, ajo që mendohej se ishte miqësi, rezulton të jetë komoditet, interes, ose status i përbashkët - jo lidhje autentike

Dhemb. Por ama zbulon kush është i vërtetë. Dhe krijon hapësirë për marrëdhënie të reja të ndërtuara mbi të vërtetën

Dhimbja e humbjes së një miku a shoku nuk është asgjë në krahasim me dhimbjen e humbjes së vetes

Atë mbaj fort

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page