top of page

Kur të harrojnë deri në vdekje!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 2
  • 2 min read

ree

Sot m'u desh të raportoja një lajm të vështirë. Një burrë 60 vjeçar kish vdekur prej muajsh (mendohet prej dhjetorit) në Korçë e askush nuk ish kujtuar për të

Pas një dere të mbyllur, trupi i një 60-vjeçari priste të kujtohej, ndërsa muret ruanin erën e vetmisë

Ai jetonte vetëm, me zemrën e lodhur dhe trupin e brishtë, ndërsa bota jashtë vazhdonte ritmin e saj, pa pyetur kush mbeti prapa

Kur policia hyri në banesë paraditen e sotme, gjurmët e jetës së tij ishin zbehur, ashtu si kujtimet e atyre që dikur mbase e quanin njeri të dashur

Është e dhimbshme të mendosh se nga dhjetori në fund të gushtit, askush s’trokiti në derën e tij

Një telefonatë, një vizitë, një kujtesë e vogël do mjaftonte për ta ndalur këtë epilog të trishtë

Dy fëmijët, njëri jashtë Shqipërisë e tjetri në Tiranë, ndoshta të zënë me jetën e tyre, e humbën fillin e lidhjes me të

Edhe vëllai, që jetonte në kryeqytet, tregonte se koha i iku mes punës e angazhimeve, derisa vonesa u kthye në faj

Ai tregonte se kish ardhur vetëm tani, gjatë lejes së zakonshme, për të parë shtëpinë e përbashkët

Por dera që hapi s’i dha mundësinë të gjejë vëllanë gjallë, por një trup që prej muajsh kish heshtur nën peshën e harresës

Një skenë e rëndë, që lë në heshtje lagjen, që lë pezull mendimin e secilit prej nesh: sa shpesh harrojmë të kujtojmë ata që kemi pranë, derisa është shumë vonë

Sepse s’është vetëm trupi ai që dekompozohet nga koha, është edhe kujtesa, kur s’dimë t’i japim kohë kujdesit, dashurisë dhe pranisë për ata që ndoshta s’na kërkojnë, por kanë më shumë nevojë se kurrë

E sidomos kur bëhet fjala për gjakun tënd, babain, vëllain...

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page