Ky burrë nuk e përdhunoi vajzën e tij!
- ndihmeperburra
- May 29, 2024
- 1 min read

Me 21 maj, policia arrestoi një baba 48 vjecar në Golem. Vajza e tij 15 vjeçare e kish denoncuar për përdhunim 4 vjet rresht
Sapo u arrestua, lajmi u bë kryefjalë e mediave 4 ditë me radhë, me emër e foto. Ai mori mallkimet publike të gjithkujt
Por ekspertiza mjeko-ligjore nxori se vajza nuk ish abuzuar. Vetë vajza dhe e ëma, në seancë për vendosjen urdhër mbrojtje për to, pohuan se babai ish i pafajshëm. Vajza pohoi se denoncimin e kish bërë për tu hakmarrë, pasi i ati i kish marrë celularin se kish gjetur një komunikim “të papërshtatshëm për moshën e saj”
Ato nuk kërkuan urdhër mbrojtjeje dhe gjykata nuk e vendosi. Për fatin e babait do vendosë Gjykata e Apelit
Kjo histori është një lemeri. Do ish lemeri po të ish e vërtetë. Por është lemeri më e madhe kur s’është e vërtetë
Kjo është dëshmi degradimi deri në qelizë të shumë dimensioneve të shoqërisë dhe familjes
Kush mban përgjegjësinë për shkatërrimin e një njeriu?
Ashtu siç tregojmë ndjeshmërinë kundër dhunuesve dhe përdhunuevse të vërtetë, duhet të tregojmë edhe për “dhunën publike” ndaj një njeriu, i cili po rezulton se ka rënë viktimë çmendurie
(marrë me shkurtime nga fb Mentor Kikia https://www.facebook.com/mentor.kikia/posts/1004160637741963
Comentários