top of page

“Ky është babi im, teksa kosit lëndinën e nënës sime. Ata janë divorcuar prej 28 vitesh. Mamaja ime

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 17, 2021
  • 1 min read

“Ky është babi im, teksa kosit lëndinën e nënës sime. Ata janë divorcuar prej 28 vitesh. Mamaja ime ka gjunjë të dobët dhe njerku im punon jashtë qytetit. Kur vëllai e motra ime më të vegjël më pyetën "Pse babi yt po kosit lëndinën e nënës tonë?" iu përgjigja "Sepse ajo kish nevojë për ndihmë, dhe ai e dinte që ajo s’mund ta kosiste vetë, kështu që e bëri ai".

Ky është prindërimi i përbashkët. Ja sa me fat jam që kam 4 prindër që respektojnë njëri-tjetrin dhe e dinë që në fund të fundit, e vetmja gjë që ka rëndësi është t'u tregosh fëmijëve të tu (edhe atyre që janë te të 30-at) se si t'i trajtosh njerëzit dhe si ta duash familjen tënde, pavarësisht se si u bashkua apo u nda.

P.S. Babi im dëshiron që të gjithë ta dinë se "nuk është shenjtor"; thjesht dëshiron t'u tregojë të tjerëve se ne të gjithë duhet të zgjedhim mirësinë sa herë që mundemi."

Kredit: Codie LaChelle Burimi: https://www.quora.com/

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page