Këshilla për të mos “shqyer” ish-in tuaj gjatë divorcit.Divorci nuk njihet për sjelljen më të mirë..
- ndihmeperburra
- Feb 10, 2021
- 1 min read
Këshilla për të mos “shqyer” ish-in tuaj gjatë divorcit.
Divorci nuk njihet për sjelljen më të mirë të askujt. Por, nëse jeni duke kaluar një divorc tejet konfliktual, me siguri keni pasur të paktën disa momente “ta shqyej” (Jo se në të vërtetë do ta bënit! Por, e keni artikuluar në kokë!) Nëse po jetoni në dramën e një divorci tejet konfliktual, ose pasojave të tij plot konflikt, merrni këto këshilla për t'ju ndihmuar të rifitoni mendjen tuaj të shëndoshë kur ndiheni sikur do shqyeni ish-in tuaj.
Merrni frymë! Kur ish-i juaj sapo ka bërë diçka që prek çdo tel acarimi që keni dhe ju ndjeni që pulsi i zemrës suaj shtohet dhe tensioni ju rritet, ndaloni aty dhe merrni frymë thellë! Tingëllon klishe, por praktikimi i frymëmarrjes së thellë zvogëlon menjëherë nivelin e stresit dhe ndryshon gjendjen tuaj. Merrni frymë me hundë avash për katër sekonda, mbajeni për katër sekonda, nxirrni frymën avash nga goja për katër sekonda, pastaj prisni katër sekonda. Përsëriteni derisa të ndiheni përsëri nën kontroll.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments