Letër për zemrën time të thyer. Do jesh përsëri i lumtur.
- ndihmeperburra
- Jul 13, 2020
- 1 min read
Letër për zemrën time të thyer. Do jesh përsëri i lumtur.
Vetes time të dashur,
E di që po përjeton shumë dhimbje tani. Do ta kapërcesh edhe këtë, të premtoj. Dashuria e dikurshme e jetës tënde ta ka copëtuar zemrën dhe të ka bërë copash. Por mos u mërzit, ti prapë mund të mbledhësh veten dhe t’ia dalësh. Do të jesh një TI i ri. Shumë më i fortë. Mund të duhet kohë, por më beso, ia vlen gjithçka. Kështu që tani, mblidhe të gjithë fuqinë tënde dhe tregohu i guximshëm për të hequr dorë dhe lënë gjithçka pas. Çdo gjë do të bëhet mirë dhe kjo do të ndodhë për një arsye. Mendo kështu, ti nuk ekziston sepse na qenka një person që do të të japë botën dhe do të të bëjë të përjetosh lumturinë që vërtet meriton. Një ditë do të bëhesh mirë. Shpejt do të qeshësh me të gjitha këto dhe do të jesh vërtet krenar për veten tënde - për atë që je bërë. Jeta jo gjithmonë shkon siç dëshiron. Gëzoju jetës dhe gjithë dhimbja jote do të marrë fund shpejt. Do jesh përsëri i lumtur.
Me dashuri,
Vetëshërimi yt – Unice Bondoc
Comments