Maji është muaji i kohës së mbikëqyrur prindëroreMbështetja emocionale dhe përfshirja e vazhdueshme
- ndihmeperburra
- May 5, 2022
- 2 min read

Maji është muaji i kohës së mbikëqyrur prindërore
Mbështetja emocionale dhe përfshirja e vazhdueshme e të dy prindërve kanë rëndësi të madhe për mirëqenien e një fëmije. Përfshirja e vazhdueshme e prindërve nxit marrëdhënie pozitive prind-fëmijë dhe zhvillim të shëndetshëm emocional dhe shoqëror. Vendosja dhe realizimi i një orari të vizitave është një hapësirë ku shumë prindër mund të pësojnë konflikte. Dhe për familjet që kanë përjetuar abuzim, shkëmbimi i fëmijëve mund të jetë një burim frike, ankthi dhe shqetësimi për sigurinë. Qendrat e vizitave të mbikëqyrura, të referuara edhe si qendrat e prindërve, ekzistojnë për të siguruar një strehë të sigurt për fëmijët dhe prindërit gjatë vizitës prindërore.
Ka mbi 500 ofrues të vizitave në të gjithë botën, të përkushtuar për të siguruar qasje të sigurtë prindërore për familjet. Ata kanë dedikuan majit si muajin e vizitave të mbikëqyrura që në vitin 2001 për të ndihmuar në sensibilizimin e këtij shërbimi të rëndësishëm për familjet në mbarë botën. Qëllimi i fushatës është përdorimi i simbolit të shiritit portokalli gjatë gjithë muajit maj për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën dhe ndikimin e vizitës së mbikëqyrur. Portokallia është një ngjyrë e ndritshme që paralajmëron njerëzit të kushtojnë vëmendje për mijëra fëmijë dhe familje në nevojë për këtë shërbim të rëndësishëm.
Ofruesit e vizitave vënë në dispozicion vende të sigurta, të paanshme, miqësore ndaj fëmijëve, ku prindërit mund të shkëmbejnë fëmijët e tyre ose të kalojnë kohën e prindërimit me fëmijët e tyre nën mbikqyrje, sidomos raste abuzimi, krimi, divorci ose konflikti. Mbikqyrja bëhet në një atmosferë të favorshme për ndërveprim të shëndetshëm prindër-fëmijë, me orare të veçanta të mbërritjes dhe hyrje të veçanta me qëllim që prindërit të mos krijojnë kontakt gjatë shkëmbimit të fëmijëve.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments