top of page

Maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor dhe tani, gjatë pandemisë së koronavirusit...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 24, 2020
  • 1 min read

Maji është muaji i ndërgjegjësimit të shëndetit mendor dhe tani, gjatë pandemisë së koronavirusit, është një temë që në një farë mënyre na prek të gjithë.

Njerëzit në të gjithë botën nuk po kalojnë vetëm një pandemi virale, por edhe një krizë të shëndetit mendor.

Të gjithë po përjetojmë një pandemi paralele. Pandemia e koronavirusit në të vërtetë ekzagjeron çështjet ekzistuese. Kjo pandemi mund të bëjë që njerëzit të ndjehen edhe më të izoluar dhe kjo mund të pasohet me atë që njerëzit të përfshihen në sjellje varësie për të mbështetur veten e tyre gjatë këtyre kohërave të vështira.

Sigurisht që mes nesh ka një traumë kolektive që buron nga gjithçka që po ndodh.

Kujdesi për veten është thelbësor për shëndetin mendor. Nëse nuk i jepni përparësi vetes, për të mbushur “gotën” tuaj personalisht, atëherë mund të ndjeheni shumë të zbrazur. Ilaçi më i mirë është këshillimi, terapia, përfshirja në grupe mbështetëse të komunitetit, aktivitete në natyrë dhe qëndrimi larg alkoolit e drogës. Kjo na mundëson të trajtojmë ankthin dhe depresionin kokë më kokë.

Ne duhet të dalim nga kjo pandemi e koronavirusit me një mentalitet të orientuar drejt rritjes, rreth mbështetjes së të tjerëve në komunitetet tona, për të krijuar një botë më të lidhur, rrjedhimisht më të lumtur.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page