top of page

Mami, kam njohur njërin në Tik Tok dhe s’kthehem më: 33-vjeçarja nga Tirana braktis 4 fëmijët...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 26, 2021
  • 1 min read


Mami, kam njohur njërin në Tik Tok dhe s’kthehem më: Historia e trishtë, 33-vjeçarja nga Tirana braktis 4 fëmijët

Një 33-vjeçare, nënë e katër fëmijëve është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës jo vetëm sepse ka braktisur të miturit, duke i lënë në mëshirë të fatit, por edhe sepse familja e saj nuk di asgjë për adresën se ku ndodhet. Një burim i Gazetës Si pranë Drejtorisë Vendore shpjegoi se largimi i shtetases I. M nga kryeqyteti u denoncua nga mamaja e saj. Sipas saj, vajza u kthye në shtëpinë e prindërve pas debateve me bashkëshortin dhe siç i kishte treguar ishte kthyer për t’u qetësuar dhe për t’u menduar. “Sapo i shoqi mësoi që gruaja i kishte ikur edhe nga shtëpia e prindërve, erdhi në shtëpinë tonë mori fëmijët dhe iku i shqetësuar”, përmend e moshuara në denoncimin kësaj radhe jo kundër dhëndrit, por kundër vajzës të cilën e akuzon se braktisi fëmijët e vegjël, duke u larguar befas dhe pa asnjë adresë. “Të nesërmen e telefonova vajzën, e hapi. Më tha, mami kam njohur njërin në tik tok dhe nuk kthehem më. Jam e merakosur për bijën dhe fëmijën e vogël, nuk mund ta besoj që një nënë me katër fëmijë t’i braktisë ata dhe familjen për një burrë në tik tok”, shprehet e moshuara. Për Gazeta Si një zyrtar i policisë së Tiranës këmbëngul se në fillim 33-vjeçarja do vendoset nën hetim për braktisje të fëmijëve të mitur. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page