Mami që punon merr vizatimin nga i biri 7 vjeç që “i thyen zemrën” por që prek shumë prindër
- ndihmeperburra
- Feb 10, 2023
- 1 min read

Mami që punon merr vizatimin nga i biri 7 vjeç që “i thyen zemrën” por që prek shumë prindër
Kur djali 7 vjeç i dha asaj një vizatim, instinkti i saj i parë ishte të përgjigjej me një fjali standarte "oo sa e lezetshme!" Por kur pa mirë skicën, ajo u mek pasi kuptoi se ishte një përshkrim zemërthyes i bisedës së tyre 10 minuta më parë.
Vizatimi tregonte një prind në punë dhe një fëmijë duke e parë dhe pyetur "Mami a mbarove?" Mami, e ulur përpara një laptopi, përgjigjet "Jo", pa ngritur kokën.
"Ma theu zemrën" tha mami për Good Morning America
Kjo mama e nxori ngjarjen si postim në blog, sepse e dinte që kjo ishte diçka që ndihej nga gjithë prindërit kudo. Postimi u bë shpejt viral, e megjithëse nuk e kishte parashikuar atë lloj reagimi, ajo e kuptoi pse vizatimi i djalit të saj bëri aq shumë jehonë.
Gjithçka që doja të bëja ishte të mbyllja laptopin dhe të kaloja kohë me fëmijët e mi, por e dija se nëse nuk do mbaroja disa punë të rëndësishme, nuk do isha në gjendje ta largoja mendjen prej tyre, tha ajo. Shumë prindër ndjehen kështu, kur puna dhe familja përplasen me njëra-tjetrën dhe është vërtet e vështirë të largohesh nga puna.
Sa i përket arritjes së ekuilibrit punë-jetë, ajo beson se është një mit.
Comments