Marrëdhënia nuk është e lehtë, por ia vlen ama.
- ndihmeperburra
- Jun 24, 2019
- 2 min read
Marrë
dhënia nuk është e lehtë, por ia vlen ama. Jeta është e çrregullt, marrëdhëniet po ashtu, por dashuria është ende qëllimi final.
Dashuria nuk është gjithçka na duhet. Kemi nevojë për respekt, kompromis, sakrificë, mirëkuptim, gatishmëri për të zgjidhur probleme dhe për tu qëndruar e për të na qëndruar pranë në ditë të vështira. Duhet të jemi të gatshëm tu rrimë e të na rrinë pranë jo vetëm në ditë të mira, por sidomos në ditë të keqe. Ti inkurajojmë ata që të bëhen versioni më i mirë i vetvetes, por edhe t'i duam dhe t'i pranojmë siç janë.
Asnjë marrëdhënie nuk arrihet pa punë. Shiko përreth çdo çift, sa të ndryshëm janë nga njëri-tjetri. Asnjë prej tyre nuk do t'ju tregojë se ata kanë qëlluar ashtu, se ata janë të lirë nga debatet, mosmarrëveshjet ose konfliktet. Asnjë prej tyre nuk do t'ju tregojë se ata do të qëndrojnë bashkë përgjithmonë sepse është kollaj. Kjo është dashuria, kur vërtet doni dikë, nuk është çështje të qëlluari. Nuk është vetëm diçka që ndjeni kur kohët janë të mira, është themeli i vetëm për të qëndruar së bashku kur jeta është e vështirë. Kur i tërheq më afër dhe nuk i shtyn larg. Është gurthemeli i vullnetit tuaj për të ndrequr diçka që ndjen se është thyer, në vend që ta hedhësh tutje. Ti dorëzohesh me gjithë veten tënde. Jo me kusht që partneri të mbetet i ri dhe i bukur - sepse askush s’mundet. - ti angazhohesh për idenë, sepse as ti as ai/ajo as marrëdhënia juaj nuk është e përsosur – thjesht ky është personi me të cilin do që të jesh. Nuk zotohemi për dikë sepse gjërat janë të përsosura. Është një premtim, një betim, një mënyrë jetese që mishëron nderin dhe integritetin. Angazhimi nuk është akti i humbjes së lirisë suaj; por duke e ushtruar atë për të zgjedhur kë dhe kujt doni ti jepni dhuratat më të vlefshme: kohën, emocionet dhe zemrën tuaj. Nuk do ta gjejmë kurrë personin e përsosur. Por, do të gjejmë personin e duhur, sapo të kuptojmë se të dy nuk ka pse të jemi të njëjtë - James Michael Sama
Comments