top of page

Martesa në rrezik nga koronavirusi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jun 3, 2020
  • 1 min read

Martesa në rrezik nga koronavirusi

Çiftet duhet të mësohen të jenë bashkë dhe ta bëjnë atë me idenë për t’u njohur përsëri me njëri-tjetrin. Mund të jetë e dobishme të riktheheni në kohë duke parë fotot dhe videot tuaja: vëzhgoni veten në evolucionin e historisë së çiftit dhe vini re ndryshimet për t’u njohur akoma më mirë me njëri-tjetrin.

Ka çifte që kanë humbur me kalimin e viteve, duke marrë të mirëqënë se partneri është i njëjti dhe s’ndryshon. Por ka ndryshuar, ju kenindryshuar. Dhe tani që e gjejmë veten së bashku, mund të kemi ndjenjën e të jetuarit me një të huaj. Por asgjë nuk është e humbur; ju duhet të keni një mendje të hapur. Kurioziteti dhe dëshira për t’u njohur me njëri-tjetrin, për të gjetur njëri-tjetrin, janë këshillat më të mira që mund t’u jepen çifteve në kohën e koronavirusit.

Komponenti seksual është pjesë e çiftit dhe si i tillë ndikohet nga konteksti. Pa dyshim që klima e luftës, vdekjet, izolimi, rënia e ekonomisë dhe ngushtimi i interesave nuk e ndihmojnë jetën seksuale.

Një këshillë e mirë është edhe që të mos qëndroni me tuta gjatë gjithë ditës dhe të ruani kujdesin adekuat personal. Megjithëse me rroba të rehatshme, kujdesuni për veten.

Dhe gjeni pak romancë. Rizbulojeni atë nën shtresat e ankthit prindëror, problemeve të punës dhe mosmarrëveshjeve familjare. Me siguri që ekziston, thjesht duhet ta kërkoni.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page