top of page

Mashkulli Virgjëreshë: Edhe pse simbol femëror, kjo shenjë i ndryshon gjërat e është fleksibël në si

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 5, 2021
  • 2 min read


Mashkulli Virgjëreshë Edhe pse simbol femëror, kjo shenjë i ndryshon gjërat e është fleksibël në situata të reja.

Ky mashkull është zgjidhësi i organizuar i problemeve të Zodiakut. Shenjë e Tokës me etikë të fortë pune, kënaqet në detajet e vogla dhe gjithmonë gjen mënyrën më efikase e metodike për të përfunduar detyrat. Erudit dhe inteligjent, mendja e tij ka shumë shtresa të fshehura që kërkojnë shumë mirëkuptim.

Analitik dhe "fiksuesi" në marrëdhënie, ai është i përkushtuar si në situata romantike, punë e miqësi. Ai nuk hapet emocionalisht dhe të lejojë të jetë i prekshëm kërkon kohë e përpjekje, por si perfeksionist intelektual dhe praktik jep gjithçka në marrëdhënie.

Burri Virgjëreshë kërkon përsosmërinë në gjithçka ndaj lëviz ngadalë, duke peshuar gjërat para se të investohet plotësisht emocionalisht. Duket i ftohtë në fillim, por është i modës së vjetër; ai do dashuri të përkushtuar dhe afatgjatë, edhe pse udhëtimet spontane e netët pasionante mund të mungojnë. Në dashuri e tregon adhurimin dhe përkushtimin përmes akteve të shërbimit, jo me letra dashurie. Mban sekret lidhjen deri në angazhim zyrtar, është tepër sensual dhe dëshiron intimitet e diskrecion. Në shtrat ka nevojë për frymëzim nga femra për të shuar mendjen tepër analitike.

Perfeksionist që favorizon praktikën dhe thjeshtësinë në jetën e përditshme, gjen mënyra për t'u kujdesur dhe për t'u shërbyer të tjerëve. Është i dobishëm, i vëmendshëm, racional, detajist, kritik, gjykues e kokëfort.

Merakoset në vend që të lejojë që gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe shtyp emocionet e tij, ama lulëzon kur kanalizon anën e tij natyrore komunikuese dhe heq dorë nga perfeksioni.

Shkëlqen në çdo mjedis pune me etikën, përqendrimin, aftësinë e organizimit dhe mendjen analitike, por punon më mirë vetëm sesa në grup a bashkëpunim.

Familja është shumë e rëndësishme për të dhe priret si baba të marrë rol edukues, ama kërkon pastërti, rregull e disiplinë nga familjarët.

Vetëmohues dhe i pari që ofron ndihmë për shokë në nevojë, ështe gjykues dhe pak emocional.

Është në gjendje të duket e pashqetësuar, ama qetësia e jashtme mund të tregojë zjerjen nga brenda. Është i rezervuar, por delikat dhe emocional. Ndonjëherë, projekton pasiguritë e brendshme me tendencën për të kritikuar.

Bën gjithçka që mundet për të shmangur konfrontimin, ama di si të mbrohet me gjithçka. Mban veten, sepse nuk do të lëndohet.

Është modest, i përulur, i ndrojtur, i rezervuar, ama logjik e gjen zgjidhje aty ku të tjerët nuk i shohin ato.

Të famshëm Virgjëresha: Bill Murray, Nick Jonas, Bernie Sanders, Freddie Mercury, Keanu Reeves, Tom Hardy #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page