Me kë do martohesh, është vendimi më i rëndësishëm i jetës tënde
- ndihmeperburra
- Mar 18, 2024
- 1 min read

Shumica e njerëzve martohen duke shpresuar se gjithçka do funksionojë, ndërkohë që injorojnë ndjesinë e brendshme që vazhdon t'i thotë: "Je i sigurt?"
Natyrisht, të jesh 100% i sigurt se po martohesh me personin e duhur nuk është garanci se do jetoni të lumtur përgjithmonë
Ama është fillim i mbarë!
Nëse nuk keni aq shumë siguri dhe dashuri në fillim të martesës tuaj, nëse nuk keni të njëjtat vlera, besime, ëndrra dhe stil jete, jeni duke i hapur punë vetes
Ndaj pyete mirë veten: A është ky personi që dua të kaloj jetën me të?
Nëse s’mund të përgjigjesh menjëherë e padyshim me "Patjetër që po!" atëherë përgjigja e sinqertë është ndoshta jo
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments