Mediat sociale s'e ndihmuan shëndetin mendor as gjatë pandemisë, pasi mbajten njerëzit të lidhur, po
- ndihmeperburra
- Nov 6, 2021
- 1 min read

Mediat sociale nuk e ndihmuan shëndetin mendor as gjatë pandemisë, pasi mbajten njerëzit të lidhur, por me një çmim.
Kufizimet e COVID-19 i bënë mediat sociale më qendrore në jetën tonë se më parë. Analiza e trafikut të internetit zbuloi se faqet e mediave sociale në veçanti panë rritje të ndjeshme të aktivitetit gjatë pandemisë. Me mundësi të kufizuara për ndërveprim ballë për ballë, mediat sociale ndihmuan njerëzit të qëndrojnë të lidhur.
Sipas një studimi, përdorimi i mediave sociale vazhdoi të shoqërohet me përkeqësim të shëndetit mendor gjatë pandemisë, ndaj mediat sociale duhet të përdoren me kujdes.
Natyrisht, se si media sociale ndikon tek një person, varet edhe nga mënyra se si ai person përdor mediat sociale. Dikush përdor mediat sociale në mënyrë aktive (poston), dikush tjetër pasive (lexon, shikon). Përdorimi pasiv lidhet me rritjen e depresionit, ndërsa përdorimi aktiv me uljen e depresionit.
Njerëzit përjetojnë nivele relativisht të ulëta të lidhjes pozitive gjatë ndërveprimeve të ndërmjetësuara në mënyrë dixhitale. Prandaj, edhe nëse përpiqeni të angazhoheni në mënyrë aktive me të tjerët në mediat sociale, mbetet e vështirë të zhvilloni ndjenjën e lidhjes me tjetrin.
E si t'i përdorim mediat sociale në mënyra më të dobishme?
Një mundësi është përdorimi i mediave sociale si trampolina drejt formave më të favorshme të shoqërimit njeri me njeri, si organizimi i eventeve, ose përditësimi mbi statusin e një veprimtarie apo biznesi të preferuar.
Më shumë se media sociale, kërkoni lidhje të vërtetë njerëzore; shoqërimi është i mirë për njerëzit vetëm kur ata përjetojnë lidhje pozitive me njëri-tjetrin.
Comments