Mendo për orët që shumica e njerëzve humbasin duke parë celularin apo televizor.
- ndihmeperburra
- Apr 10, 2022
- 1 min read

Mendo për orët që shumica e njerëzve humbasin duke parë celularin apo televizor.
Gjëra bajate të shikuara me orë të tëra në ditë, duke humbur shumë ditë të jetës në vit që nuk mund të rikuperohen apo ripërtërihen kurrë.
Shpesh të njëjtët njerëz ankohen se sa të pafat janë. Bashkëshort ë të patolerueshëm, fëmijë të pasigurt e të paqartë, karriera në rrugë pa krye dhe pak sukses.
Nëse lexon (edhe në celular a tablet) do mësosh si të ndërtosh biznes, të investosh, të menaxhosh, të shkruash, e kështu do ndërtosh martesë të dashur, do rrisësh fëmijë, do kesh shëndet e krijosh lumturi.
Mund të lexosh gjithçka që ëndërron dhe shpreson të realizosh, do zbulosh përgjigjet për sfidat me të cilat do përballesh dhe qëllimet që shpreson t'i arrish.
Me pak fjalë, do jetosh jetën e ëndërruar, dhe kjo nëse zgjedh të investosh orët e jetës tënde në vend që t'i humbësh ato.
Mund të kesh gjithçka që dëshiron në jetë nëse do gjesh kohë për të mësuar se si ta arrish atë.
Comments