top of page

Mina me sahat “jam në punë”...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 29
  • 1 min read

Kur isha nxënës, ishte e zakonshme që ca nxënës të ngelnin në klasë, më pak në tetëvjeçare dhe më shumë në gjimnaz për shkak të rezultateve akademike

Kishte standarde që nxënësit duhej të përmbushnin për të ecur përpara, dhe ngelja ishte pjesë e përgatitjes së tyre për botën reale

Sot askush nuk ngel

Nxënësit kalojnë klasën pavarësisht gjithçkaje. Standardet ulen për t'iu përshtatur nxënësve në nivelin e tyre, edhe nëse niveli është përtokë. Shkollat mburren me numrin në rritje të nxënësve që shkojnë në universitet, master, doktoraturë…deri në hënë

Mirëpo nxënësit kalojnë klasat pa qenë në gjendje të masterizojnë gjë, dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë punëdhënës ankohen se sa të paaftë dhe të pazotë janë të punësuarit e tyre të rinj

Ndërkohë të punësuarit e rinj besojnë se janë goxha mirë dhe shefat e tyre po sillen në mënyrë jorealiste

Përgjatë 12 e kusur viteve shkollë, nxënësve u mësohet se, pavarësisht se çfarë bëjnë, do kalojnë në nivelin tjetër

Rrjedhimisht, kur punësohen në botën reale, ata presin të njëjtin trajtim: Bëj minimumin (ose hiç), prit që personat përgjegjës të ulin standardet, dhe shpërblehu meqë ishe

Madje sillen si të shfrytëzuar ose të mashtruar kur nuk ngrihen në karrierë ose në pagë

Ata besojnë se nuk do dështojnë, boll që të jenë paraqitur, të jenë prezentë, sikur thjesht të vish në shkollë /punë është gjithçka që duhet të bësh

Jo më kot shqiptari nuk thotë “punova”, por “isha në punë”

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page