Mos bini në grackën e fitimit pa marrë parasysh koston e plotë. Ndaj dhe shprehja Fitore si e Pirros
- ndihmeperburra
- Aug 10, 2022
- 1 min read

Dikur njerëzit bënin shpesh duele. Ndonjëherë për çështje personale. Njëri refuzonte të kërkonte falje për një fyerje të pretenduar. Kështu që bënin duel me shpata, e kur u shpikën, me pistoleta. Zakonisht njëri vritej. Zakonisht në moshë të re.
Është e vështirë të imagjinohet se cilat fjalë do të arrinin të justifikonin një sjellje të tillë të qëllimshme, vdekjeprurëse dhe tërësisht të vullnetshme. Megjithatë, nuk mund të mos mendosh për disa njerëz që me siguri sot e mot do të donin të rikthenin duelet. Shumë njerëz kanë këtë dëshirë të dëmshme për të "fituar" në çdo gjë në jetë, veçanërisht në argumente pa vlerë.
Dikur u pat nxjerrë një mësim nga Pirro i Epirit, i cili triumfoi në betejë, por u largua me një ushtri të copëtuar që nuk mundi ta fitonte luftën. Ndaj edhe shprehja “fitore si e Pirros”.
Mos bini në grackën e fitimit pa marrë parasysh koston e plotë.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments