top of page

Mos fol shumë! (nga Aziz Nesin)

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 21, 2023
  • 2 min read

Mos fol shumë! Aziz Nesin s’e linin të qante. E ëma e kërcënonte me gisht: Pusho! S’mund të qeshte as të thërriste. I ati e urdhëronte: Qetësi! Po të kish mysafirë e porositnin: Rri urtë e mos bëj zhurmë. Kur e ëma mbetej vetëm, i thosh: Mjaft, më ler të qetë! Ky avaz vazhdoi deri sa u bë 7 vjeç. ** Pastaj shkoi në shkollë. Mjaft të hapte gojën e mësuesi i bërtiste: Lëri fjalët! Kur e ngrinin në tabelë e porositnin: Fol vetëm për ç’të pyesin. Mos fol shumë. Ky avaz vazhdoi gjer u bë 14 vjeç. ** Pastaj shkoi në gjimnaz. Sa hapte gojën ia prisnin: – Ty s’të pyeti njeri. Drejtori i kujtoi fjalën e urtë: Fjala është argjend, heshtja flori. Mësuesi i tha: 2 herë dëgjo e 1 herë përgjigju. Njeriu ka 2 veshë e 1 gojë. Qetësi! Pusho! Mos fol shumë! Ky avaz vazhdoi gjer 18 vjeç. ** Pastaj hyri në universitet. Në shtëpi gjithnjë e porositnin: Kur flasin të mëdhenjtë, të vegjlit duhet të dëgjojnë. E ëma e mësonte: Fjalën të madhit, ujët të voglit. Profesori i tha: Kyçe e mos e hap! Kështu vazhdoi gjer 23 vjeç. ** Pastaj e morën ushtar. Kapterri e urdhëroi: Pusho, qen bir qeni! Rreshteri: Mos fol! ** E thirrën në polici. Polici i bërtiti: Ty s’të pyet njeri! Komisari i tha: Shët! ** Pastaj filloi punë. Shokët vinin gishtin në buzë e i thoshin: Shët! Më mirë hesht! Qeder vetes do t’i bësh. Hap sytë! Drejtori i tha: Mos i fut hundët në punët e tjetrit! S’të takon ty! Mos u përziej! ** Si u martua, e shoqja i thosh: – Ti mos u përgjigj! U bë me fëmijë e u rritën. I thonin: Rri më mirë mënjanë! Baba, s’është punë për ty. ** Ky njeri pjesërisht jam unë, pjesërisht ju, pjesërisht jemi të gjithë. Thonë se dikur gratë hidhnin gjëmbaç në ushqim, që burrave t’u merrej gjuha. Zëreni sikur dhe ne kemi ngrënë gjëmbaç. Pa shikoni, kini gjuhë? Na është lidhur gjuha! Kemi gojë, por jo gjuhë. ** Tani Ky njeri, që pjesërisht më ngjan mua e pjesërisht juve, kërkon liri fjale. Ai do të flasë. Por e urdhërojnë: Pusho! Dëshiroj t’i them: Fol! Fol! Fol, de! Po pse? Si? Ku e ke gjuhën? Marrë nga Ardi Stefa #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page