top of page

Motivimi varet nga mënyra se si truri përpunon lodhjen

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 2, 2021
  • 1 min read

ree

Motivimi varet nga mënyra se si truri përpunon lodhjen

Njerëzit shfaqin rënie të motivimit për të bërë përpjekje ose punë kur ndihen të lodhur. Motivimi mund të rikthehet nëse njerëzve u lejohet një pushim i shkurtër, megjithatë për ata me lodhje afatgjatë, motivimi nuk përmirësohet pas një periudhe pushimi të shkurtër.

Rezultatet e publikuar në Nature Communications nga studiuesit në Universitetin e Birminghamit dhe atë të Oksfordit, kanë treguar se gatishmëria për të punuar nuk është statike dhe varet nga ritmet e luhatshme të lodhjes.

Ekipi kërkimor kreu një studim për të hetuar ndikimin e lodhjes në vendimin e një personi për të bërë përpjekje. Ata zbuluan se njerëzit kishin më pak gjasa të punonin dhe të bënin përpjekje - edhe kundrejt shpërblimit - nëse ishin të lodhur.

Në mënyrë interesante, studiuesit zbuluan se kishte dy lloje të ndryshme të lodhjes që u zbuluan në pjesë të veçanta të trurit. Në të parën, lodhja përjetohet si një ndjenjë afatshkurtër, e cila mund të kapërcehet pas një pushimi të shkurtër. Me kalimin e kohës ama, ndërtohet një ndjenjë e dytë, më afatgjatë, që ndalon njerëzit së dashuri të punojnë, dhe nuk largohet me pushime të shkurtra.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page