top of page

Mr. Bean (Rowan Atkinson) – Njeriu që s’hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • May 1, 2023
  • 1 min read

Mr. Bean (Rowan Atkinson) – Njeriu që s’hoqi dorë nga ëndrra

Rowan lindi në një familje të shtresës së mesme dhe vuajti tepër nga belbëzimi. Ai u ngacmua shumë në shkollë prej pamjes së tij, ku e trajtonin si alien

Shpejt u bë shumë i turpshëm, i tërhequr, pa miq, ndaj u zhyt në shkencë

Edhe pse mësuesit nuk kishin pritshmëri, arriti të pranohej në Oksford ku u diplomua me master në inxhinieri elektrike

Gjatë studimeve u dashurua me aktrimin, pa mundur të performonte prej belbëzimit. Pavarësisht refuzimeve të shumta, s’pushoi së besuari në vetvete

Nga pasioni i madh për t'i bërë njerëzit të qeshin, filloi të fokusohej në skicat e tij origjinale të humorit dhe kuptoi si mund të fliste rrjedhshëm kur luante ndonjë personazh, madje gjeti si ta përdorte belbëzimin në aktrim dhe krijoi personazhin komik Mr. Bean

Mr. Bean e bëri të famshëm duke dëshmuar se mund të bëhesh dhe pa trup heroi apo fytyrë Hollivudi

Askush s’lind perfekt, ama mund të arrish gjëra të mahnitshme pavarësisht minuseve, boll të bësh më të mirën

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page