Mund të gjesh dashurinë edhe më të forte pas ndarjes apo divorcit – mjafton të ndryshosh rregullat
- ndihmeperburra
- May 15, 2019
- 1 min read
Mund të gje
sh dashurinë edhe më të forte pas ndarjes apo divorcit – mjafton të ndryshosh rregullat
Lidhja e shkuar është zile zgjimi dhe eksperiencë e përsosur për ty në botën që ka ndryshuar; nuk ka më njohje në punë apo në rrugë, por ka Tinder dhe aplikacione pafund në celular për lidhje të reja. Tashmë ke mësuar se kush je, çfarë ke nevojë dhe si ke të bësh me të tjerët. Thjesht realiteti dikton rregulla të reja për lidhjen e re.
Nëse më parë ishe pasiv dhe në pritje, fillo një rol më bashkëpunues dhe të sigurt. Ti bën plane, i jep forcë zërit, pohon, me pak fjalë çlirohesh. Nuk duhet të jesh i përsosur për të qenë gati. Thjesht duhet të bëhesh gati.
Kalo në një mendësi të re. Mos fol më për lodhje, mungesë shprese dhe dëshpërim nga lidhja e shkuar që e bën ndryshimin të ndjehet i pamundur. Krijo një marrëdhënie të re, të shëndetshme, me një seri të re sfidash dhe të metash, ku ti përjeton mënyra të reja për dashuri, për të qenë partner, për të hapur zemrën dhe për t'u kujdesur për partneren, shkurt, hapu dhe bëhu i prekshëm për herë të parë në jetën tënde. Transformohu nga brenda. Gjithçka është e mundur, dëgjo instinktet, rizbulo seksualitetin dhe sensualitetin në marrëdhënien e re, bëni paqe me trupin e papërsosur. Nuk duhet të jesh i përsosur për të qenë gati. Duhet të jesh gati. Ndarja është e vështirë. Prandaj merr atë që ke nevojë dhe jep atë që dëshiron - Jenny Kanevsky
Comments