top of page

Mund të parandalojmë vetëvrasjen dhe vetëlëndimin?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 11, 2021
  • 1 min read


ree

Mund të parandalojmë vetëvrasjen dhe vetëlëndimin?

Vetëlëndimi dhe vetëvrasja janë probleme thelbësore të shëndetit publik, por të pamundura të parashikohen rast për rast.

Vetëlëndimi është faktor rreziku për vetëvrasje, por përqindja e njerëzve me mendime vetëvrasëse që tentojnë vetëvrasje është më pak se 1 në 200.

Çdo vit, më shumë se 700,000 njerëz vdesin nga vetëvrasja. Vetëvrasja shoqërohet me depresion, çrregullim afektiv bipolar, skizofreni dhe varësi nga alkooli. Prirje kanë meshkujt dhe personat me mbështetje të dobët sociale.

Në përgjithësi, është e pamundur të parashikohet vetëvrasja në çdo rast individual. Po ç’mund të bëhet? Mjaft.

Kujdesi i mirë i shëndetit mendor, komunikimi i mirë me familjet dhe ndjekja e duhur ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të vetëvrasjes dhe vetëlëndimit.

Trajtimi i mirë i depresionit dhe alkoolizmit në kujdesin parësor është thelbësor. Terapitë psikologjike janë të dobishme në çrregullimet e personalitetit. Edukimi publik dhe kufizimi i aksesit në mjetet e vetëlëndimit janë efektive.

Studimet tregojnë se shumica e atyre që pengohen ose vonohen, rishqyrtojnë mendimet e tyre vetëlënduese dhe shumë heqin dorë.

Kjo ka shumë rëndësi për të gjithë. Studimet tregojnë që 1 në 4 persona zhvillon një sëmundje mendore në një moment të jetës së tij/saj.

Nuk ka "ata". Ka vetëm "ne".

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page