Më 31 dhjetor 1899 trageti me avull Warrimoo po lundronte në mes të Paqësorit në rrugën e përmuajshm
- ndihmeperburra
- Aug 6, 2023
- 1 min read

Më 31 dhjetor 1899 trageti me avull Warrimoo po lundronte në mes të Paqësorit në rrugën e përmuajshme nga Vankuveri (Kanada) në Australi e kthim, kur kapiteni John DS. Phillips vuri re se pozicioni i anijes ishte LAT 0º 31' N dhe LONG 179 30' W
Kjo do të thoshte se anija ishte thuajse në kryqëzimin e Ekuatorit me Vijën Ndërkombëtare të Datës
Kapiteni Phillips donte të përfitonte nga mundësia që të vjen 1 herë në jetë, ndaj përshtati kursin dhe shpejtësinë e lundrimit, i favorizuar nga moti i qetë dhe nata e kthjellët
Në mesnatë, anija Warrimoo u ndodh fiks në Ekuator ku kaloi Vijën ndërkombëtare të datës! Që do të thotë:
Fillimi i anijes ishte në hemisferën jugore dhe në mes të verës, ndërsa fundi i anijes ishte në hemisferën veriore dhe në mes të dimrit!
Data në fund të anijes ishte 31 dhjetor 1899, ndërsa në fillim të anijes ishte 1 janar 1900!
Anija ishte njëkohësisht në 2 ditë të ndryshme, 2 muaj të ndryshëm, 2 vite të ndryshëm, 2 stinë të ndryshme dhe 2 shekuj të ndryshëm!
コメント