Më kujtohet Krishtlindja ime e fundit me babin tim. Prindërit e mi ishin divorcuar dhe atë vit shkua
- ndihmeperburra
- Dec 29, 2021
- 1 min read

Më kujtohet Krishtlindja ime e fundit me babin tim. Prindërit e mi ishin divorcuar dhe atë vit shkuam te familja e mamit tim për Krishtlindje. Babi im erdhi aty për të më parë dhe për të më sjellë dhuratën.
Babi më kishte blerë të njëjtën dhuratë Barbie që më kishte blerë edhe mami im. Tani pyes veten nëse ai i kishte thënë mamit tim se çfarë po më blinte dhe ajo e kopjoi, apo nëse ishte një koinçidencë krejt e rastësishme.
E di se ç’bëri mami im? Pasi babi iku, ajo më bëri të zgjedh cilën Barbie do të mbaja dhe cilën do të kthenim në dyqan.
Në vend që mami të mos thoshte gjë dhe thjesht të më linte t’i kisha të dyja, ose të më ofronte të kthenim atë Barbie që ajo më kishte blerë për një lodër tjetër, ajo më vuri nën stres psikologjik dhe më detyroi të zgjedhja. Ajo donte që unë të zgjidhja midis saj dhe babit tim. Cilën Barbie do të zgjidhja do të ishte shprehje e cilit prind do të zgjidhja.
Comments