top of page

Më shumë se gjysma e të rriturve që punojnë raporton se po vuan gjithnjë e më shumë nga ankthi, dhe

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 6, 2021
  • 1 min read

Më shumë se gjysma e të rriturve që punojnë raporton se po vuan gjithnjë e më shumë nga ankthi, dhe për pasojë, ulje të rendimentit në punë.

Përpjekjet për të trajtuar shëndetin mendor janë në disproporcion krahasuar me çmimin e lartë që ajo sjell. Në SHBA, National Alliance on Mental Illness deklaron se një i rritur në pesë vuan nga sëmundjet mendore në vit dhe vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes ndër personat e moshës 10 – 34 vjeç, kurse depresioni është një ndër faktorët kryesorë të paaftësisë për të punuar në të gjithë botën. Si bizneset, edhe qeveritë, nuk po ecin me të njëjtin hap dhe OBSH vlerëson se vetëm 2% e shpenzimeve shëndetësore globale shkon për shëndetin mendor. Problemi ishte në rritje para pandemisë dhe është përkeqësuar nga pasojat e izolimit, të stresit dhe frikës, me shumë paralajmërime të një pandemie të heshtur të shëndetit mendor që ecën krahas pandemisë së koronavirusit. OBSH vlerëson se ankthi dhe depresioni, dy gjendjet më të zakonshme të shëndetit mendor, i kushtojnë ekonomisë botërore 1 trilion dollar në vit. Sipas një studimi, një pacient në pesë u diagnostikua me një sëmundje mendore brenda tre muajve pasi rezultoi pozitiv me Covid. Kërkuesit zbuluan se personat me sëmundje para-ekzistuese psikiatrike kishin 65% më shumë gjasa të preken nga Covid-19. https://www.monitor.al/permiresimi-i-shendetit-mendor-ne.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page