Mënyra për t'i bërë fëmijët tuaj t'ju respektojnë; Respekt?! A s’është zhgënjyese?Përpiqesh shumë si
- ndihmeperburra
- Feb 25, 2022
- 1 min read

Mënyra për t'i bërë fëmijët tuaj t'ju respektojnë
Respekt?! A s’është zhgënjyese?
Përpiqesh shumë si prind. Bëni shumë për fëmijët tuaj, por ata s’ janë të respektueshëm ndaj jush. Të injorojnë atë që thoni, ose ua menderosin. Madje ju kërkojnë të ndaloni së “bezdisuri”, se i “acaroni”.
Si t'i bësh fëmijët të të respektojnë? Kuptohet, bëhet fjalë për atë ndjenjë admirimi dhe nderimi që fëmijët të kenë ndaj jush, jo të kenë frikë nga ju.
Nëse doni t'i bëni fëmijët tuaj t'ju respektojnë, do t'ju duhet ta fitoni atë.
"Trajtoje tjetrin ashtu siç dëshiron ti të trajtohesh."
Në vend që t'u thoni fëmijëve tuaj që t'ju respektojnë thjesht sepse jeni figura e autoritetit, prindërimi i respektueshëm ka të bëjë me ndërtimin e një marrëdhënieje reciproke të respektueshme me fëmijët tuaj - një marrëdhënie ku fëmijët tuaj e dinë se mbështeten, dëgjohen dhe vlerësohen.
Comments