Mënyra të thjeshta për të rritur produktivitetin dhe qartësinë
- ndihmeperburra
- Feb 18, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 11, 2020
Mendja është një muskul që ka nevojë për stërvitje të rregullt. Sa më shumë ta stërvitni, aq më e shëndetshme do të mbetet.
Trupi ynë vepron si një makineri e komplikuar, duke na ndihmuar në çdo gjë që bëjmë gjatë gjithë ditës. Mendoni se janë duart që bëjnë punën? Jo tamam. Duart tona janë vetëm “masha” përmes të cilave ne veprojmë. Mendja bën të gjitha punët e rënda.
Nëse dëshironi muskuj; ju shkoni në palestër. Në të njëjtën mënyrë, mendja është si një muskul që ka nevojë për stërvitje të rregullt. E kush nuk dëshiron të nxjerrë potencialin e plotë të mendjes së tyre?
Sidoqoftë, në të vërtetë kjo kërkon përpjekje serioze. Është frustruese kur nuk jemi në gjendje të përqëndrohemi në gjërat që kanë nevojë për vëmendjen tonë të plotë. Kjo zakonisht ndodh kur ne ose po kridhemi në të kaluarën ose po mendojmë për të ardhmen. Mendjet tona janë rrallë në të tashmen dhe kjo është tamam ajo që shkatërron produktivitetin.
Nëse doni t'i ndryshoni dhe përmirësoni gjërat, është koha të filloni t'i kushtoni vëmendje mendjes tuaj dhe të përfshini bërjen e ushtrimeve të përditshme mendore, për të qëndruar produktiv.
Comments