Mënyra të thjeshta për të rritur produktivitetin dhe qartësinë; Mendja është muskul që do stërvitje
- ndihmeperburra
- Mar 3, 2020
- 1 min read
Updated: Apr 9, 2020
Sa më shumë ta stërvitni, aq më e shëndetshme do të mbetet.
Le të hedhim një vështrim në teknika të thjeshta, por tepër të efektshme, që çdokush mund të praktikojë për të marrë përsipër rrjedhën e përditshme të punës dhe për të rifreskuar trurin e tij.
Teknika e vizualizimit
Nëse i kushtoni vëmendje të madhe, do të vini re që çdo mendim i vetëm shoqërohet nga një imazh përkatës që ju vjen në mendje. Dhe, çdo mendim i shoqëruar me atë imazh shkakton një emocion ose ndjenjë e cila manifestohet përmes veprimeve tona.
Teknika e vizualizimit ju ndihmon të merrni kontrollin e asaj që mendoni dhe ndjeni. Kjo teknikë përfshin vizualizimin e suksesit.
Ço ditë përpiquni të imagjinoni veten duke arritur përmbushjen në kohë dhe me produktivitet të rezultateve të dëshiruara. Kur ta bëni këtë do të përjetoni një seri emocionesh jashtëzakonisht të fuqishme dhe inkurajuese që do të largojnë mendimet kufizuese. Ju gjithashtu do të ndiheni më shumë nën kontroll të mendjes tuaj.
Aftësia juaj për të njohur menjëherë ndërhyrjet e shkaktuara nga emocionet e dyshimta do të rritet.
Fuqia e imagjinatës, e shoqëruar me qartësinë e qëllimeve dhe një qëndrim afirmues do të shfaqet përmes çdo gjëje që bëni. Do të vini re se çdo gjë që keni imagjinuar dhe menduar, është duke u bërë e vërtetë.
Arnold Schwarzenegger është shembulli më i mirë i kësaj; ai ia njeh meritën teknikës së vizualizimit për arritjet e tij.
Comments