top of page

Ndalo së projektuari kauzalitetin dhe qëllimin tek partneri yt. Kjo është ndoshta e vështirë, sepse

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 29, 2022
  • 1 min read

Ndalo së projektuari kauzalitetin dhe qëllimin tek partneri yt.

Kjo është ndoshta e vështirë, sepse vjen natyrshëm dhe ndihesh mirë me të. Partneri yt thotë a bën diçka që s’të pëlqen. Ti menjëherë hidhesh te shpjegimi yt, i cili tregon se ke të drejtë.

Le ta pranojmë që ti s’e di arsyen. Edhe nëse ke të drejtë, partneri yt do t'i rezistojë shpjegimit tënd dhe do të mendojë më pak për ty, sepse fjalët e tua ndihen ndërhyrëse, kontrolluese, nënçmuese e të gabuara.

Në momentin e zemërimit, partneri yt ndihet i keqkuptuar. Dhe ndërsa ti mendon se po i paraprin me mprehtësi, mençuri e mirëkuptim, ajo që po ofron ndihet si gjykim, etiketim e faj.

Për të shmangur këtë kurth, merru me ndjenjat e partnerit tënd në vend që të përpiqesh t'i shpjegosh a justifikosh ato në atë mënyrë që të bën të dukesh mirë.

Reflektoji ndjenjat në një mënyrë jo konfrontuese. Hap një dialog dhe në vend që të fajësosh, provo të ndani llogaridhënien.

Përfundimi është se partneri yt s’di si ta trajtojë mërzitjen në një mënyrë konstruktive dhe ti mund të marrësh përgjegjësi për shëndetin e marrëdhënies duke ofruar e modeluar zgjidhjen konstruktive të konfliktit.

E vërteta për marrëdhëniet është se ato s’kanë nevojë të shpëtohen. Ato duhet të ushqehen.

Partnerët s’kanë nevojë të menaxhohen apo rregullohen. Ata duhet të kuptohen.

Konflikti s’ka nevojë të shpjegohet, por duhet të zgjidhet.

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page