top of page

Ndarja dhe fazat e saj

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 20, 2019
  • 1 min read

Ndarja dhe fazat e saj

Sipas psikologëve, procesi i divorcit vazhdon rreth tre vite dhe kalon nëpër tre stade të ndryshme: vendimi lidhur me divorcin, ristrukturimi dhe rehabilitimi pas divorcit.

Gjatë fazës së vendimit lidhur me divorcin, çdo bashkëshort është i prirur të përjetojë emocione negative, zemërim, ambivalencë. Në këtë stad do të ishte e nevojshme një ndihmë nga profesionisti, e cila mund të jetë mjaft efikase dhe ka për qëllim të favorizojë një vendim efikas për të zgjidhur pakënaqësinë bashkëshortore.

Gjatë fazës së ristrukturimit, frika dhe ankthi lidhen me problemet financiare dhe ligjore. Nëse në këtë stad do të ndërhynte një profesionist kjo do të lehtësonte sinkronizimin e ndarjes, do të ndihmonte partnerët të kuptonin problemet brenda jetës bashkëshortore dhe të qetësonin ndjenjat e pazgjidhura. Vendimi i divorcit implikon marrëveshje ligjore, emocionale, financiare, prindërore dhe sociale të nevojshme për të kaluar nga martesa në beqari. Faza e rehabilitimit pas divorcit implikon ndjenja optimizimi dhe ekzaltimi, si edhe ndjenja të kundërta. Në këtë rast terapitë individuale janë të këshillueshme, pasi profesionisti shërben si udhërrëfyes gjatë marrjeve të vendimeve dhe përbën një mbështetje për të gjykuar dhe për të ndihmuar individin të zhvillojë ndjenja vetëkënaqësie dhe pavarësie.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page