top of page

Ndotja e ajrit shkakton goxha ulje të inteligjencës, sipas studimit të ri, që tregon se dëmtimi...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 25, 2020
  • 1 min read

Ndotja e ajrit shkakton goxha ulje të inteligjencës, sipas studimit të ri, që tregon se dëmtimi i trurit nga ajri toksik është shumë më i thellë se sa ndikimet e njohura në shëndetin fizik.

Studimi zbuloi se nivelet e larta të ndotjes çuan në rënie të konsiderueshme të rezultateve të testeve në gjuhë dhe matematikë, ekuivalent me humbjen e një viti arsimimi mesatarisht për person..

Sipas një anëtari të ekipit kërkimor në Shkollën e Shëndetit Publik Yale në SH.B.A., “efekti është më i keq për të moshuarit mbi 64 vjeç, për burrat, dhe për ata me arsim të ulët. Humbja për ata mund të jetë disa vjet arsim."

Studiuesit zbuluan se sa më gjatë të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur, aq më i madh ishte dëmtimi i inteligjencës, me aftësinë gjuhësore më të dëmtuar se aftësia matematikore dhe burrat më të dëmtuar se gratë. Studiuesit thanë se kjo mund të rezultojë nga ndryshimet në mënyrën se si funksionon truri i mashkullit dhe i femrës.

Ndotja e ajrit u pa që kishte edhe ndikim afatshkurtër në inteligjencë dhe kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme, për shembull për nxënësit dhe studentët që duhet të japin provime thelbësore në ditët më të ndotura.

Studimi sugjeron se gjasat e zhvillimit të Alzheimer dhe llojet e tjera të demencës mund të rriten nga ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page