Ndryshimi i brezit X nga Z
- ndihmeperburra

- Dec 4
- 2 min read

Brezi X di ç’do e ç’i pëlqen
Po tha po, vazhdon me besim, pa dyshime, pa rikonfirmuar
E di se ç’do dhe e ka të qartë. S’ka ankth performance, se s’po performon
S’ka nevojë të spjegojë veten, as ndihet fajtor, as përpiqet të justifikojë kontradiktat e tij, thjesht i pranon
Ndihet rehat duke ekzistuar në kompleksitet e paqartësi
Brezi Z është tërë kohës në kërkim të vlerësimit
Plotësisht i paralizuar, vazhdimisht kërkon miratim
S’është i pranishëm, shumë i zënë duke parë veten nga jashtë, duke gjykuar performancën e paraqitjen e tij
Vazhdimisht ka nevojë për validim, sikur po bën Story në IG
Preokupohet si duken gjërat, jo si ndihen, s’përjeton kënaqësi pa pyet si duken gjërat, si do perceptohen
Pse?
Brezi X u formua duke u lënë vetëm, askush s’po shikonte
Me çelës në qafë e prindër në punë, ktheheshin në shtëpi bosh e i kuptonin gjërat vetë
U rritën pa internet e kamera, duke mos pat nevojë për vlerësim nga bota
Ndaj s’kanë nevojë për vlerësim të jashtëm
Brezi Z u rrit me celularë e mbikëqyrje të vazhdueshme, gjithmonë të vëzhguar, të performuar. Çdo moment i regjistruar, çdo veprim një shans për t'u gjykuar nga mijëra të padukshëm
Vlera për ta matet me vota e pëlqime. Performanca është baza. Ndjekësit që ke të përcaktojnë vlerën
Ndaj masin vlerën e tyre me vlerësimin e jashtëm
Brezi X di si është jeta para se të bëhet performancë. Ndihet rehat me kontradiktat e kompleksitetin dhe s’ka nevojë t'u vërtetosh dëshirat a zgjedhjet
Brezi Z janë aq të kushtëzuar për të performuar, sa e bëjnë pa vetëdije. Çdo gjë bëhet diçka e kuruar, performancë për t'u optimizuar. Do dukej më mirë si Reel apo Story vertikale?
Ka kosto të performosh gjithë kohës = Humb aftësinë të jesh i pranishëm
Nevoja për vlerësim të vazhdueshëm të shterron, ndaj brezi Z janë të lodhur
Ndoshta brezi Z do kuptojë atë që brezi X e dinte instinktivisht, se autenticiteti s’është diçka që performon për një audiencë, por çka mbetet kur performanca zhduket
Brezi X mësoi lirinë, të ekzistosh pa pat nevojë për miratim, të dëshirosh atë që do pa justifikim, të mbash kontradikta pa spjegim
A do e kuptojë brezi Z?



Comments