Ndërsa kostot e jetesës rriten, 1 në 3 të rritur mbështeten te prindërit për ndihmë financiare
- ndihmeperburra
- Jan 29, 2023
- 1 min read

Ndërsa kostot e jetesës rriten, 1 në 3 të rritur mbështeten te prindërit për ndihmë financiare
Ndërsa ekonomia lëkundet, gati 1 në 3 të rinj po i drejtohen mamit dhe babit për mbështetje financiare, sipas sondazhit të fundit nga faqja e financave personale Credit Karma që anketoi mbi 1000 persona.
Më shumë se gjysma e fëmijëve të rritur thanë se rrojnë me prindërit. 48% thanë se prindërit u paguajnë atyre celularin, makinën, qiranë e shtëpisë ose fatura të tjera mujore.
Sipas të rinjve, kjo është një mënyrë për të kursyer në këto kohë krize.
Sipas Credit Karma, 69% e prindërve që ndihmojnë fëmijët e rritur thanë se kjo u shkakton atyre stres financiar.
Numri i familjeve me dy ose më shumë breza të rritur është katërfishuar gjatë pesë dekadave të fundit, sipas raporti tnga Qendra Kërkimore Pew. Familje të tilla tani përfaqësojnë 18% të popullsisë së SHBA.
Comments