New York Times publikoi historinë e një babai që po ecte në rrugë me vajzën e tij.Babai filloi të k
- ndihmeperburra
- Mar 30, 2021
- 1 min read
New York Times publikoi historinë e një babai që po ecte në rrugë me vajzën e tij.
Babai filloi të këndonte me vete. Vajza e tij, e çuditur, iu kthye babait e i tha: "Babi të lutem mos këndo!" Babai ishte Billy Joel. Po, Billy Joel që ka mbushur plot arenën Madison Square Garden 32 herë që miliona njerëz ta dëgjonin duke kënduar. Por për vajzën e tij, ai nuk ishte 6 herë fitues i çmimit Grammy, por thjesht një baba që të turpëron. S’është vetëm fëmija yt që s’e njeh shkëlqimin tënd. Sot, fëmija yt është në atë fazë të vështirë të jetës ku përpiqet të kuptojë kush është e ku ndryshon nga ty. Dhe të bën dalje. Nëse s’je i kujdesshëm, mund t’i hash këto mesazhe që duket se thonë - "Ik!" "Të lutem mos këndo!" Edhe pse e komplikuar, ... mos ndalo së kënduari. Fëmija yt ka nevojë për zërin tënd në jetën e tij. Edhe pse fëmijët s’e pranojnë, ata e dinë se kanë nevojë për zërin tuaj. Edhe pse fjalët e sjelljet e tyre thonë ndryshe, dije se zëri yt është zëri më i rëndësishëm në jetën e tyre.
Vazhdo të këndosh!
Comments