top of page

Njerëzimi po kërcënohet nga rënia e numrit të spermatozoideve. Ndryshimet po çojnë në krizë pjellori

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 4, 2021
  • 1 min read

Njerëzimi po kërcënohet nga rënia e numrit të spermatozoideve. Ndryshimet në zhvillimin seksual janë “kërcënuese për mbijetesën njerëzore” dhe po çojnë në një krizë pjellorie.

Shanna Swan, epidemiologe mjedisore dhe riprodhuese në Shkollën e Mjekësisë të Icahn në Mount Sinai në New York, paralajmëron se kriza e pjellorisë përbën një kërcënim global të pakrahasueshëm me atë të krizës së klimës. “Gjendja aktuale e çështjeve riprodhuese nuk mund të vazhdojë gjatë pa kërcënuar mbijetesën njerëzore”, shkruan ajo. Kjo vjen pas një studimi ku ajo ishte bashkëautore, që doli në përfundimin se numri i spermatozoideve në perëndim kishte rënë me 59% në 40 vitet e fundit. Sipas Swan, duke ndjekur parashikimet aktuale, numri i spermatozoideve do të arrijë në zero në vitin 2045. Sipas saj, jeta moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar më tej ekzistencën e njeriut. Swan thotë se radiacioni i antenave dhe kimikatet në mjedis po prishin ekuilibrin tonë hormonal, duke rritur rrezikun e shkatërrimit riprodhues. Faktorë të tjerë që po ulin riprodhimin janë pirja e duhanit, droga dhe mbipesha. Këta faktorë mund të jenë dhe arsyeja pse po rritet numri i djemve që po lindin me anomali të konsiderueshme të organeve gjenitale dhe numrit të shtuar të aborteve. https://www.gazeta-shqip.com//bota/as-ndryshimi-i-klimes-dhe-as-nje-asteroid-ekspertja-ve-alarmin-njerezimi-po-i1124264 #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page