Njerëzit divorcohen se s'dinë të spjegojnë se çfarë është e gabuar nga këndvështrimi i partnerit/es.
- ndihmeperburra
- Sep 22, 2021
- 2 min read

Njerëzit divorcohen sepse nuk dinë të spjegojnë se çfarë është e gabuar nga këndvështrimi i partnerit/es.
Të kuptoni si të rregulloni marrëdhënien me partnerin/en, duke i përshtatur zakonet tuaja të sjelljes e komunikimit me nevojat individuale të atij/asaj, në mënyrë që të arrini ekuilibrin dhe paqen, kjo është çështja.
Ish-i s’dinte t'i thoshte gjërat në mënyra që kishin kuptim për mua. I thoshte gjërat në mënyra që kishin kuptim për të, dhe ishim shumë aguridhe për të kuptuar e ndihmuar se si të dy të mësonim si të themi e bëjmë gjëra në mënyra që kanë kuptim për njëri -tjetrin.
Njerëzit nuk divorcohen për shkak se ndërsa dikur ishin çmendurisht të dashuruar e super të lidhur me njëri-tjetrin, papritmas s’pajtohen për asgjë.
Ata divorcohen sepse s’dinë të shpjegojnë se çfarë është e gabuar nga këndvështrimi i partnerit/es, se s’mund të shpjegojnë qartë argumentin ose ndjenjat e tjetrit në atë mënyrë që e bën tjetrin të thotë "Fiks, kjo është!” Shto këtu edhe mosgatishmëria juaj kokëfortë për të tentuar të kuptoni.
Fjalët e duhura, mënyra e duhur, koha e duhur.
Ajo që ne bëjmë është se tregojmë dashurinë tonë ndaj tjetrit në mënyrën që ka kuptim për ne, siç ne ndihemi të dashur. Kaçurreli bëhet sa herë që gjuha jonë e dashurisë nuk përputhet me gjuhën e dashurisë së partnerit/es.
Gjejmë përgjigje për problemet tona kur bëjmë pyetjet e duhura. Prandaj, duhet të kuptojmë sI kalojnë gjërat tek tjetri, e të përdorim metoda të sjelljes dhe komunikimit në përputhje me mënyrën se si tjetri absorbon informacione të reja.
Thjesht kemi nevojë për kushtet e duhura dhe partnerët e gatshëm e të aftë të flasin gjuhën dhe të përdorin fjalorin që ne kuptojmë.
Comments