top of page

Një burrë po shoqërohej paralelisht me 3 femra e donte të vendoste me kë të lidhej..Të treja ishin

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 16, 2021
  • 1 min read

Një burrë po shoqërohej paralelisht me 3 femra e donte të vendoste me kë të lidhej..

Të treja ishin të bukura, kështu që për të zgjedhur, vendosi t’i jepte 1 milionë lekë secilës e të shihte ç’do bënin. E para shkoi në parukeri dhe u trajtua kokë e këmbë dhe dukej edhe më e bukur. Ajo mendonte se duhej të përmirësonte pamjen për burrin pasi e donte aq shumë. Burrit i bëri përshtypje! Ajo dukej më e bukura! E dyta bleu dhurata dhe rroba të shtrenjta për burrin. Ajo mendonte se duhet të shpenzonte gjithçka që kishte për burrin që e donte aq shumë. Burrit i bëri përshtypje edhe më shumë! E treta investoi paratë me fitim. Ia ktheu burrit 1 milionëshin dhe riinvestoi fitimin, duke i thënë burrit se donte të siguronte të ardhmen e tyre. Ajo sigurisht që i bëri shumë përshtypje burrit! Vendimi Burri vendosi të lidhej me të tretën. Ajo mund të mos ishte më e bukura, por me siguri ishte më e ditura. Një fytyrë e bukur do t'ju ndihmojë ca në folenë e jetës tuaj, por një mendje e zgjuar dhe një shpirt i mirë edhe ca më shumë. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

تعليقات


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page