top of page

Një grua mori një letër divorci nga burri i saj:

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 29, 2019
  • 2 min read


E dashur grua, unë kam qenë një burrë i mirë për ty. U martuam 7 vjet më parë dhe shijuam pushime ekzotike dhe netë të mahnitshme jashtë. Por, gjithçka ndryshoi. Kuptova që nuk isha përparësia jote.

Sot fola me shefin tend dhe ai më tha që sapo kishe lënë punën. Pak ditë më parë, kur u ktheve në shtëpi, nuk vure re se unë kisha përgatitur ushqimin tënd të preferuar dhe kisha veshur një xhaketë të re. Ti nuk më fole - thjesht hëngre, pe insta dhe shkove në shtrat.

Ti nuk më flet, nuk më vlerëson, as më prek dhe as më do më.

Por, nuk ka më rëndësi, dhe unë dua që të dish se ka mbaruar dhe unë po të lë përgjithmonë. Mos u mundo të më gjesh. Motra jote dhe unë jemi lidhur dhe do rrojmë së bashku!

Përgjigjja e gruas:

I dashur burrë, është e vërtetë që ne u martuam 7 vjet më parë dhe shijuam pushime ekzotike dhe netë të mahnitshme. Sidoqoftë, nuk ke qenë një burrë i mirë për mua në 7 vjet martesë. Një burrë i mirë është ndryshe.

Kur përgatite pjatën time të preferuar, duhet të më kesh ngatërruar me motrën time, se unë kam 7 vjet që nuk e ha peshkun. Ta pashë edhe xhaketën e re, por nuk thashë asgjë, sepse kishte ende etiketën e çmimit 150 Euro në të dhe shpresoja të ishte rastësi që po atë ditë motra ime më mori 150 Euro borxh.

Në fund të fundit, se të vlerësoja, të desha dhe u kujdesa për ty, sot, kur fitova llotarinë 1 milionë Euro, lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Paris për ne të dy. Por, kur u ktheva në shtëpi, ti kishe ikur.

Dua që ta dish që motra ime ka lindur mashkull dhe gjininë e ka ndërruar kur u rrit. Shpresoj që nuk është problem për ty.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page